Xhamat e thyer dhe dëmet e tjera në një sallon flokësh në Kiev nuk mjaftuan për të larguar klientët e zakonshëm, pasi salloni hapi dyert të enjten, vetëm disa orë pas sulmeve ajrore që tronditën kryeqytetin, shkruan A2 CNN. Burrat pastronin copat e xhamave të thyer nga dritaret e sallonit, ndërsa klientët uleshin në karrige për të prerë flokët.
“Duhet t’i përshtatemi rrethanave”, tha Margaryta, një luleshitëse 20-vjeçare, e cila vlerësoi stafin për praninë e tyre. “U habita që ishin hapur sot dhe që i gjithë stafi kishte ardhur në punë. Kam shumë respekt për ta”.
Pronari i sallonit, Tykhon Beliayev, tha se asnjë klient nuk e anuloi takimin, pavarësisht dëmeve nga sulmi që ai i vlerëson rreth 15 000 dollarë.
“Ne jetojmë mes luftës; të gjithë e kuptojmë që çdo ditë mund të jetë e fundit. Prandaj, pavarësisht gjithçkaje, qëndrojmë hapur dhe punojmë për klientët tanë, çdo ditë. Klientët na duan gjithashtu. Asnjë takim nuk u anulua sot, ë gjithë erdhën këtu. Prandaj ne jemi të hapur”, tha ai. “Dritaret e thyera dhe dëmet që arrijnë rreth 15 000 dollarë janë gjëja më e vogël që bizneset ukrainase po përballen tani”. (A2 Televizion)