
Ndonëse ka vetëm një javë nga startimi i sezonit të ri futbollistik në vendin tonë, Komisioni i Disiplinës nuk ka ngurruar të godasë me një dorë të hekurt të gjithë përgjegjësit për aktet e patolerueshme në fushën e lojës.
Kështu në mbledhjen e tij të parë, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka analizuar me imtësi ngjarjet antisportive në Kategorinë Superiore dhe në të Parën.
Mes vendimeve, bie në sy pezullimi me dy ndeshje i trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini, si pasojë e protestave të vazhdueshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës
KF Vllaznia, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
Zyrtari i FK Vllaznia, Edi Martini, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
AF Elbasani, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
Flamurtari FC, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së vonesave për zbatimin në kohë të detyrave sipas Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
KF Iliria, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
Zyrtari i KF Iliria, Redon Cani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Laçi, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
FK Kukësi, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së vonesave për zbatimin në kohë të detyrave sipas Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
AF Luftëtari, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
Zyrtari i FK Pogradeci, Elton Kllogjeri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Lushnja, Fadil Meta, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i KS Kastrioti, Ramadan Ndreu, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. (A2 Televizion)