Me rreth 600 dronë dhe 31 raketa të lëshuara mbi Kiev dhe qytete të tjera ukrainase gjatë natës, Rusia ka shkaktuar kaos kryesisht në kryeqytet, aty ku sulmet e të hënës lanë të vdekur 14 persona, përfshirë edhe fëmije.
Sulmi masiv rus ndaj Ukrainës goditi 13 zona, ndërsa përveç viktimave raportohet edhe për 10 të zhdukur dhe 38 të plagosur në Kiev.
Disa pallate dhe ndërtesa të tjera u dëmtuan në shtatë lagje të kryeqytetit ukrainas, thanë zyrtarët ukrainas, ndërsa dëmtime të rënda pësoi edhe ndërtesa e misionit diplomatik të BE-së që u godit gjithashtu nga një raketë.
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos publikoi foto të godinës së Delegacionit të BE-së në X, ndërsa liderët e unionit e dënuan ashpër sulmin ndaj këtij institucioni.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkroi në ‘X’: "Një tjetër natë bombardimi e pamëshirshme ruse ka goditur infrastrukturën civile dhe ka vrarë njerëz të pafajshëm. Gjithashtu ka goditur delegacionin tonë të BE-së në Kiev. Stafi i delegacionit tonë është i sigurt. Rusia duhet të ndalojë menjëherë sulmet e saj pa dallim ndaj infrastrukturës civile dhe të angazhohet në negociata për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme".
Center of Kyiv, two Russian missiles hit a regular residential area pic.twitter.com/wlvdJLQkYD
— Ihor Lachenkov (@igorlachenkov) August 28, 2025
Ndërkohë, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se është “i tronditur” nga sulmi i ri masiv i nisur nga Rusia kundër Kievit, i cili vrau të paktën 10 persona dhe dëmtoi ndërtesën e misionit diplomatik të BE-së.
“Mendimet e mia janë me viktimat në Ukrainë, por edhe me stafin e delegacionit të BE-së, ndërtesa e të cilit u dëmtua nga këto sulme të qëllimshme nga Rusia”, shkroi Costa në X.
“BE-ja nuk do të frikësohet. Sulmi i Rusisë vetëm sa forcon vendosmërinë tonë për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj”, theksoi ai.
Sakaq, një foto e postuar nga Costa tregon shkallën e dëmit në zyrat e delegacionit evropian, ku bie në sy çatia është shembur dhe dritaret që janë thyer. Megjithatë, asnjë anëtar i delegacionit nuk është lënduar, sipas një diplomati evropian.
The EU Delegation in Kyiv was damaged by today’s Russian strikes on civilian areas.
— Marta Kos (@MartaKosEU) August 28, 2025
I strongly condemn these brutal attacks, a clear sign that Russia rejects peace & chooses terror.
Our full solidarity goes to EU staff, their families, & all Ukrainians enduring this aggression. pic.twitter.com/FA9hKMq3LJ
Nga ana e saj, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha se “delegacioni i BE-së në Kiev është dëmtuar nga sulmet e sotme ruse kundër zonave ku ndodhen civilë”.
“Unë i dënoj pa mëdyshje këto sulme brutale, një tregues i qartë se Rusia refuzon paqen dhe preferon terrorizmin. Solidariteti ynë i plotë është me stafin e BE-së, familjet e tyre dhe të gjithë ukrainasit që po vuajnë nga ky sulm”, shtoi komisionerja sllovene. (A2 Televizion)