Aksident i 3-fishtë në tunelin e Llogorasë në Vlorë

Nga A2 CNN
28 Gusht 2025, 19:18 | Kronikë

Aksident i 3-fishtë në tunelin e Llogorasë në Vlorë

Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme në Tunelin e Llogorasë në Vlorë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në aksident janë përfshirë automjetet: tip “Audi”, me drejtues shtetasin A. M., tip “Volvo”, me drejtues shtetasin A. H., dhe tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin K. M.

Fatmirësisht nga aksidenti kishte vetëm dëme material, ndërkohë që makinat e përplasura u spostuan nga rruga dhe qarkullimi në tunelin e Llogorasë vijoi normalisht, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak-Sot, më datë 28.07.2025, rreth orës 15:45, në “Tunelin e Llogarasë”, ka ndodhur një përplasje midis tre automjeteve, vetëm me dëme materiale.

Në aksident janë përfshirë automjetet: tip “Audi”, me drejtues shtetasin A. M., tip “Volvo”, me drejtues shtetasin A. H., dhe tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin K. M.

Pas përfundimit të veprimeve proceduriale, automjetet e aksidentuara u spostuan dhe qarkullimi në tunelin e Llogarasë vijon normalisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos