Një alarm ajror është shpallur mëngjesin e sotëm pothuajse në të gjithë Ukrainën, për shkak të ngritjes së një numri të madh të bombarduesve rusë, pas një sërë sulmesh që shkaktuan të paktën gjashtë të vdekur në jug të vendit gjatë natës.
Sipas mediave të huaja, tetë bombardues strategjikë Tupolev Tu-95 po shkojnë drejt Ukrainës, sipas një mesazhi të dërguar nga Forcat Ajrore të Ukrainës në Telegram.
Gjatë natës, të paktën gjashtë persona u vranë dhe rreth njëzet të tjerë u plagosën në sulmet ruse në Mykolaiv dhe Zaporizhzhia, në jug të vendit, sipas autoriteteve lokale.
“Zjarret kanë shpërthyer në ndërtesa banimi në qytet dhe të gjitha shërbimet e urgjencës janë në vend”, shkroi në Telegram guvernatori i rajonit të Mykolaiv, Vitaly Kim, duke raportuar pesë të vdekur dhe një të plagosur.
“Rusët kanë sulmuar edhe një herë qytetin tonë me dronë”, kishte raportuar më parë kryebashkiaku i Mykolaiv, Oleksandr Senkevich, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)