Asnjë hap pas, opozita turke: Protestë deri në lirimin e kryebashkiakut

Nga A2 CNN
26 Mars 2025, 21:36 | Bota

Asnjë hap pas, opozita turke: Protestë deri në lirimin e

Kreu i partisë kryesore opozitare të Turqisë, Ozgur Ozel bëri me dije se protestat në Stamboll dhe qytetet e tjera të vendit do të vazhdojnë derisa të shpallen zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe kryetari i burgosur i Stambollit, Ekrem Imamoglu, të lirohet nga burgu.

Ozgur Ozel, kryetar i Partisë Popullore Republikane tha se protestat mbarëkombëtare do të kulmojnë me një demonstratë shumë të madhe këtë të shtunë në Stamboll. “Kjo do të hapë fushatën e partisë për ta bërë Imamoglun presidentin e ardhshëm të vendit në zgjedhjet që priten në vitin 2028”, tha ai.

“Në çdo qytet ku shkojmë do të kemi mitingjet më të mëdha në historinë e tyre”, deklaroi Ozel.

Opozita ka sjellë turma të mëdha në rrugë që kur Imamoglu u arrestua shtatë ditë më parë.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i ka dënuar demonstratat si "terrorizëm në rrugë" dhe ka akuzuar protestuesit për sulme ndaj policisë dhe dëmtim të pronës publike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos