BE i bën thirrje qytetarëve të bëhen gati për luftë, iu tregon çfarë rezervash të kenë

Nga A2 CNN
26 Mars 2025, 20:03 | Bota

 BE i bën thirrje qytetarëve të bëhen gati për

Bashkimi Evropian ka lëshuar një njoftim që çdo familje në bllokun 27-vendesh të ketë gati një paketë mbijetese tre-ditore në rast lufte ose fatkeqësish natyrore.

Komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave Hadja Lahbib tha se propozimet do të paraqiten zyrtarisht si pjesë e një 'strategjie gatishmërie' më të gjerë, por pa specifikuar detaje të mëtejshme.

Brukseli shpreson të sigurojë që çdo qytetar të jetë i pajisur për 72 orë rezerva të mjaftueshme në mes të kërcënimit në rritje të shpërthimit të një konflikti botëror.

Qytetarëve të BE-së do t'u thuhet të grumbullojnë një duzinë artikujsh kryesorë, duke përfshirë shkrepëse, dokumente, ujë në shishe, shufra energjie dhe një elektrik dore, si pjesë e kompletit të tyre të 'rezistencës'.

Udhëheqësit evropianë kanë thënë shpesh herë se pushtimi i Ukrainës së shpejti mund të shpërthejë në një luftë globale.

Disa vende skandinave tashmë e kanë rritur përgatitjen e tyre duke shpërndarë udhëzues për mbijetesën e luftës.

BE i është bashkuar tani përpjekjeve të tilla pas një raporti historik nga  ish-presidenti i Finlandës Sauli Niinisto vitin e kaluar mbi forcimin e gatishmërisë civile dhe ushtarake të Evropës.

Në një letër drejtuar shefes së BE-së Ursula von der Leyen, tre ligjvënës nga grupi qendror i Parlamentit Evropian Reneë i kërkuan komisionit të shkojë më tej duke dërguar një manual për çdo familje në bllok për përgatitjen për 'kriza të ndryshme, nga konflikti i mundshëm deri te fatkeqësitë klimatike, pandemitë dhe kërcënimet kibernetike.

Udhëheqësit e BE besojnë se Vladimir Putin mund të marshojë më tej në Evropë nëse pushtimi rus i Ukrainës është i suksesshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos