All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rrjedhja e informacionit sekret, shefi i NATO e thotë 'troç' nëse vendet anëtare të aleancës mund t'i besojnë SHBA

Nga A2 CNN
26 Mars 2025, 20:00 | Bota
All - Paragraf - 1

Rrjedhja e informacionit sekret, shefi i NATO e thotë

Ndërsa fokusi është përqendruar në pasojat e shkeljes së sigurisë nga Uashingtoni, pyetje janë ngritur edhe për aleatët e Amerikës jashtë vendit.

All - Paragraf - 3

Sipas mediave të huaja, gjatë seancës së djeshme të komitetit të inteligjencës, disa prej të pranishmëve vunë në dyshim nëse aleatët evropianë do të hezitonin të ndanin inteligjencën me SHBA-në pas raportit nga The Atlantic.

Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka thënë se SHBA-ja është ende e besueshme.

"Absolutisht, a mund t'u besojmë amerikanëve, po. Ata janë partneri ynë më i madh, aleatët më të mëdhenj në NATO", tha Rutte, shkruan A2 CNN.

All - Paragraf - 6

Ai i bëri komentet duke folur para gazetarëve pas një fjalimi në Shkollën Ekonomike të Varshavës.

Ai shtoi: “Më lejoni të jem absolutisht i qartë, nuk është koha për të shkuar vetëm”.

“Jo për Evropën apo Amerikën e Veriut”, tha ai më tej.

All - Paragraf - 9

“Sfidat globale të sigurisë janë shumë të mëdha që secili prej nesh të përballet vetë”, tha Rutte, shkruan A2 CNN.

“Kur bëhet fjalë për mbajtjen e sigurt të Evropës dhe Amerikës së Veriut, nuk ka alternativë ndaj NATO-s”, përfundoi ai. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos