Autobusi përplaset me makinën dhe bie nga ura, 9 viktima

Nga A2 CNN
27 Tetor 2025, 07:51 | Bota

Autobusi përplaset me makinën dhe bie nga ura, 9 viktima

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në Argjentinë, ku u përfshinë një autobus dhe një makinë.

Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur në autostratën 14 në Misiones, ku autobusi pasi u përplas me makinën ka rënë nga një urë.

Ekipet e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe iu erdhën në ndihmë dhe 20 pasagjerëve të tjerë që u dërguan me urgjencë në spital.

Sipas raportimeve, mes viktimave ka gra dhe fëmijë, teksa kanë nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos