
Një 32-vjeçarar u plagos me thikë në Fiorenzuola d'Arda , në provincën e Piacenzës , ndërsa ishte ulur në një stol. Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet italiane, sulmuesi i dyshuar është ish-partneri i të dashurës së tij , i cili më vonë u gjet i djegur për vdekje në makinën me të cilën ishte larguar pas ngjarjes.
32 vjeçari u godit dhjetë herë me thikë në qafë dhe bark. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Maggiore në Parma, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe është ende në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sulmuesi i dyshuar, një shtetas ukrainas, ish-partneri i të dashurës së tij, iku me makinën e tij, duke u zhdukur pa gjurmë. Më pas ai shkoi në një zonë të izoluar në Lusurasco , në rrugën provinciale që lidh Fiorenzuolën me Castellarquaton, dhe kreu vetëvrasje duke i vënë flakën makinës. Burri u gjet i karbonizuar. (A2 Televizion)
