Aventurat e Putinit në Arabi, presidenti rus në Dubai dhe Riad për t’u kthyer mes të mëdhenjve

Nga Xhevahir Qardaku
6 Dhjetor 2023, 13:23 | Bota

The Economist e konsideron fitimtar në Ukrainë, Time e përfshin në mesin e finalistëve që mund të kurorëzohen si “Njeriu i Vitit 2023”.

Tani presidenti rus Vladimir Putin, i pakënaqur me rikthimin e tij në tryezën e G20-s, ndonëse në format virtual, nisi një tur vizitash, mes petrodollarëve dhe sheikëve, ku diskutohet për klimën dhe Gazën.

Presidenti rus, sfidoi izolimin ndërkombëtar dhe fluturoi drejt Gjirit, ku nuk rrezikon arrestimin. Shefi i Kremlinit do të zhvillojë bisedime me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman. Nafta dhe paqja në Lindjen e Mesme janë në axhendë.

Putini do të takohet edhe Sheikun Bin Zayed Al Nahyan në Abu Dabi. Dy liderët u takuan gjatë këtij viti në “Davosin” e Rusisë, një forum ekonomik ndërkombëtar që mbahet në Shën Peterburg.

Ky përforcim marrëdhëniesh vjen në një kohë kur Moska po e projekton veten me bindje më të madhe në jug të Detit të Zi, në Mesdhe me gjithnjë e më shumë anije luftarake dhe në Siri, ku ka baza strategjike. Por edhe në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Madje Rusia është një nga shtetet që janë vetofruar si ndërmjetësues mes palëve për arritjen e paqes. Moska ka pasur historikisht një raport të mirë me Izraelin, por kohëve të fundit është anuar më shumë nga Palestina, ose më saktë, gëzon një raport të mirë me Hamasin.

Disa burime të inteligjencës perëndimor, kanë raportuar se lidershipi i Rusisë e dinte për sulmin e 7 tetorit nga militantët e Hamasit kundër Izraelit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos