“Avionët luftarakë janë ende mbi kokat tona”- Nëna nga Gaza flet pas marrëveshjes së armëpushimit

Nga A2 CNN
9 Tetor 2025, 17:49 | Bota

“Avionët luftarakë janë ende mbi kokat tona”-

Amal Albadla është një nënë në Gaza, djali më i vogël i së cilës lindi më 7 tetor, ditë në të cilën nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit, pasojat e të cilës po i vuan kryesisht popullsia civile.

Sipas BBC, më herët këtë mëngjes, ajo ndau reagimin e saj të parë pas lajmit të arritjes së marrëveshjes.

Duke folur për BBC nga Mawasi Al Qarara në Gazën jugore, ajo tha: “Nuk mund ta besoj që më në fund po e them këtë, lufta më në fund mbaroi pas dy vitesh urie, shkatërrimi dhe humbjesh të pafundme.”

"Më në fund mund t'u them djemve të mi: tani jeni të sigurt", shtoi ajo, përcjell A2 CNN.

Por vetëm disa orë pasi ajo i dërgoi BBC-së reagimin e saj të parë pas marrëveshjes, ajo dërgoi edhe një mesazh tjetër.

“Avionët luftarakë ende qëndrojnë pezull mbi kokat tona dhe në fakt jam shumë e frikësuar”, tha ajo, shkruan A2 CNN.

Siç kemi raportuar, ofensiva izraelite në Gaza vazhdon, pasi kabineti i Izraelit ende nuk ka votuar për të konfirmuar marrëveshjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos