Avioni i Donald Trump përfshihet në një aksident

Nga A2 CNN
15 Maj 2024, 07:23 | Bota

Avioni i Donald Trump përfshihet në një aksident

Avioni privat i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, një Boeing 757, goditi një avion privat të parkuar teksa po kryente manovra tokësore në një aeroport në Florida.

Kjo është bërë e ditur nga Administrata Federale e Aviacionit, sipas së cilës, aksidenti ka ndodhur të dielën në aeroportin ndërkombëtar “West Palm Beach”.

Avioni i manjatit amerikan ka goditur me majën e krahut një avion privat të parkuar, në një zonë të aeroportit që përdoret për parkim, ku trafiku nuk drejtohet nga FAA.

Është e paqartë nëse Trump ishte në bordin e avionit në momentin e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos