Një incident ajror ka ndodhur në Coffee County, Tennessee, rreth 97 kilometra në jug të Nashville, ku një aeroplan është rrëzuar pranë Aeroportit Rajonal të Tullahoma.
Sipas Patrullës së Autostradave të Tennessee, në avion ishin nga 16 persona në momentin e rrëzimit. Fatmirësisht, nuk ka të vdekur, ndërkohë që disa pasagjerë kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë transportuar me helikopter drejt spitaleve për trajtim.
Zyrtarët e Administratës Federale të Aviacionit ndodhen në vendngjarje për të kryer një hetim të plotë mbi rrethanat e incidentit. Ende nuk është bërë e ditur se çfarë e shkaktoi rrëzimin, por të gjitha opsionet janë duke u shqyrtuar.
Ndërkohë, autoritetet kanë kërkuar nga qytetarët të shmangin zonën për të mos penguar punën e ekipeve të emergjencës dhe hetuesve. (A2 Televizion)