Bashkimi Europian me anë të një vendimi ka ndaluar për një periudhë 90 ditore kundërmasat tarifore kundër Shteteve të Bashkuara, raporton A2 CNN. Njoftimin e ka bërë të ditur shefja e Komisionit Euriopian, Ursula von der Leyen me anë të një reagimi në rrjetin social X. "Ne duam t'i japim një shans negociatave", tha Von Der Leyen në X.
"Ndërsa finalizojmë miratimin e kundërmasave të BE-së që panë mbështetje të fortë nga shtetet tona anëtare, ne do t'i vendosim ato në pritje për 90 ditë". Unioni Europian do të niste kundër-tarifat për rreth 21 miliardë euro të importeve amerikane nga e marta e ardhshme në përgjigje të tarifave prej 25% të Trump për çelikun dhe aluminin.
Ajo është ende duke vlerësuar se si t'i përgjigjet tarifave të makinave amerikane dhe taksave më të gjera prej 10% që janë ende në fuqi. Vendimi i papritur i Trump për të ndalur shumicën e tarifave solli lehtësim për tregjet e goditura globale edhe pse ai nxiti një luftë tregtare me Kinën. (A2 Televizion)