Një takim aspak i zakontë ka qenë ai mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, zv.presidentit Vance dhe liderit ukrainas Volodimir Zelensky në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.
Liderët amerikanë lëshuan një sulm frontal ndaj presidenti ukrainas, duke e vënë atë me “shpatulla pas murit” dhe e gjetën të papërgatitur saqë nuk i vinin fjalët në anglisht dhe të përgjigjej.
Presioni ishte që Zelensky të pranojë sa më shpejt një marrëveshje armëpushimi me Rusinë dhe më pas të kërkojë një garanci për sigurinë, pasi në këtë momente sipas presidentit amerikan, ai nuk është në pozita të vendosë kushte.
Duket se qejfmbetja me Zelenskyn i ka rrënjët më të thella, pasi J.D. Vance nuk harroi t’i kujtonte presidentit ukrainas se në muajin tetor ai kishte bërë fushatë për rivalët e tyre në presidenciale.
“Pa ne nuk ke asnjë letër. Sjellja e tij duhet të ndryshojë. Duhet të jesh mirënjohës. Duhet të bësh një marrëveshje ose ne do t’iu braktisim dhe nëse ne ju braktisim ne atëherë do të shohësh në të vërtetë se sa i fortë je. Nuk ke letrat. Po nënshkruam marrëveshjen do të jesh në pozitë më të mirë”, ishin disa nga fjalët e Trump drejtuar Zelenskyt në këtë takim.
“Nëse mund të arrini një armëpushim tani, unë do t'ju thoja ta pranoni atë në mënyrë që plumbat të ndalojnë së fluturuari”, thotë Trump .
Zelensky-"Sigurisht që dua të ndaloj luftën -"
Trump: “Ti thua se nuk dëshiron armëpushim”.
Zelensky: Dua një marrëveshje armëpushimi me garanci.
Presidenti amerikan nuk la pa përmendur dhe paratë që Ukraina ka marrë nga paarardhësi i tij për këtë luftë, të cilit iu referua dhe me fjalë fyese.
"Ne ju dhamë nëpërmjet këtij presidenti budalla 350 miliardë dollarë, ju dhamë pajisje ushtarake... nëse nuk do të kishit pajisjet tona ushtarake, kjo luftë do të kishte përfunduar brenda dy javësh".
“Për tre ditë e dëgjova nga Putini”, përgjigjet Zelensky .
Më herët në takimin Trump-Vance-Zelensky
Trump-Ajo që po bëni është mungesë respekti për vendin ky vend që ju ka mbështetur shumë më tepër se sa shumë njerëz kanë thënë se duhet të kenë.
Zelensky: Unë jam me gjithë respekt për vendin tuaj.
Zëvendëspresidenti Vance: A keni thënë 'faleminderit' një herë gjatë gjithë takimit?
Zelensky: Shumë herë
Vance: Jo, në të gjithë këtë takim, a keni thënë 'faleminderit'?" (A2 Televizion)