Takimi në Zyrën Ovale, Zelensky i tregon Trump-it fotografi të të burgosurve të luftës

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2025, 18:22 | Bota

Takimi në Zyrën Ovale, Zelensky i tregon Trump-it fotografi të

Ditën e sotme Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me homologun Donald Trump në Zyrën Ovale.

Sipas mediave të huaja, gjatë bisedës mes tyre, Zelenskyy i ka treguar Trump-it fotografi të të burgosurve ukrainas të luftës, të mbajtur nga Rusia.

Zmadhimi i njërës prej imazheve tregon emrin Volodymyr Shevchenko, shkruan A2 CNN.

Shevchenko me sa duket kaloi më shumë se dy vjet në një burg rus si rob lufte, sipas një faqe interneti.

"Ata e mbajtën atë në një qeli me 15 persona të tjerë," thotë faqja e internetit akmu. “Na rrahin çdo ditë”, thoshte ai, shkruan A2 CNN.

Ndryshe nga ‘lajkat’ e djeshme të kryeministrit britanik Keir Starmer, Zelenskyy duket se po përballet me Trumpin me realitetin e ashpër të luftës për ukrainasit që nga pushtimi i Rusisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos