Biden diagnostikohet me kancer, Trump i uron shërim të shpejtë

Nga A2 CNN
19 Maj 2025, 07:33 | Bota

Biden diagnostikohet me kancer, Trump i uron shërim të shpejtë

Pas lajmit për diagnostikimin me kancer të prostatës të ish-presidentit amerikan Joe Biden, ka reaguar edhe kreu i shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. Në një postim në rrjetet socale, ai i uron ish-rivalit të tij shërim të shpejtë.

“Unë dhe Melania jemi të trishtuar nga diagnoza e fundit mjekësore e Joe Biden. Mendimet tona të sinqerta shkojnë për Jill dhe familjen, dhe i urojmë Joe-t shërim të shpejtë dhe të plotë", shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth, shkruan A2 CNN.

Ish-presidenti amerikan Joe Biden, 82 vjeç, është diagnostikuar me kancer të prostatës që i është përhapur edhe në kocka, njoftoi zyra e tij të dielën. Biden, i cili la detyrën në janar, u diagnostikua të premten pasi u vizitua te një mjek javën e kaluar për simptoma urinare, përcjell A2 CNN.

Kanceri është një formë më agresive e sëmundjes, e karakterizuar nga një rezultat Gleason prej 9 nga 10. Kjo do të thotë që sëmundja e tij klasifikohet si "e gradës së lartë" dhe qelizat kancerogjene mund të përhapen shpejt.

"Edhe pse kjo përfaqëson një formë më agresive të sëmundjes , kanceri duket se është i ndjeshëm ndaj hormoneve , gjë që lejon një menaxhim efektiv", tha zyra e tij.

Ndërkohë Biden dhe familja e tij po vlerësojnë mundësitë e trajtimit me mjekët e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos