Liderët e Europës bisedë me presidentin Trump para telefonatë së tij me Putin

Nga A2 CNN
19 Maj 2025, 07:06 | Bota

Liderët e Europës bisedë me presidentin Trump para

Udhëheqësit e Francës, Britanisë, Gjermanisë dhe Italisë folën në telefon me Presidentin e SHBA-së Donald Trump mbrëmë, një ditë përpara se presidenti i SHBA-së të zhvillojë një telefonatë me shefin e Kremlinit sot në përpjekje për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha Downing Street.

Krerët e shteteve dhe qeverive "diskutuan situatën në Ukrainë dhe koston katastrofike të luftës për të dyja palët", tha një zëdhënës i zyrës së Keir Starmer në një deklaratë, përcjell A2 CNN.

“Para telefonatës midis Presidentit Trump dhe Presidentit Putin (e cila pritet të zhvillohet sot), udhëheqësit diskutuan nevojën për një armëpushim pa kushte dhe nevojën që presidenti Putin t’i marrë seriozisht bisedimet e paqes”, thuhet më tej në deklaratë, shkruan A2 CNN.

Pas dështimit të bisedimeve midis Kievit dhe Moskës në Turqi të premten, krerët e shteteve dhe qeverive "diskutuan gjithashtu përdorimin e sanksioneve nëse Rusia nuk angazhohet seriozisht në një armëpushim dhe bisedime paqeje", sipas Downing Street.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos