John Bolton, ish këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump paralajmëroi se bota po bëhet më e rrezikshme, ndërsa boshti Rusi-Kinë po fuqizohet. Në intervistën ekskluzive në “Off the Record” me Andrea Dangllin ai tha se kritikoi administratën Biden për ndërhyrjen në Afganistan dhe luftën në Ukrainë.
“Mendoj se administrata Biden ishte shumë e dobët e la Amerikën dhe aleatët të paqartë për rolin dhe kapacitetin që duhet të kenë, duke nisur nga ndërhyrja në Afganistan që ishte një gabim dhe lufta në Ukrainë nuk u bë në mënyrë strategjike dhe ndihma nuk u dha në mënyrë efektive. Disa politika janë ndryshuar në mandatin e dytë të Trump. Por vetë bota po bëhet më e rrezikshme. Në 5 muajt e fundit kemi dëgjuar se Trump pret shumë pak nga kina, por aspiratat hegjemonike të partisë komuniste në detin e Kinës lindore e Jugore, kanë implikime të shumta për vetë Europën, teksa ky bosht mes Rusisë e Kinës rritet. Ne mund të jemi më të sigurt, por ama e gjithë bota po bëhet më kërcënuese dhe ne nuk kemi pse ta ulim pararojën tonë”.
I pyetur se cili është kërcënimi që ju shqetëson më shumë për botën, ai tha se përveç boshti Kinë Rusi janë edhe dy kërcënime të tjera nga Koreja e Veriut dhe Irani.
“Në mandatin e parë të Trump siguria mori vëmendjen e duhur dhe vëmendja ishte te Rusia e Kina. Pamë që ky bosht u rrit në nivel global, dy kërcënime të tjera të menjëhershme është parandalimi i terrorizimit dhe programeve bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut. Pra Kërcënime të menjëhershme që po shihen nën lindje e mesme. Kërcënim strategjik është lufta në Ukrainë dhe Është një mjedis i rrezikshëm tani që po jetojmë. Nuk jam aspak i bindur që administrata Trump si strategji e gjitha se kjo nuk është mënyra si mendon presidenti Trump, pra është një periudhë e rrezikshme dhe kjo do të jetë edhe për të ardhmen jo vetëm në Europë por në gjithë botën”.
Megjithatë pavarësisht këtyre kërcënimeve në A2 CNN Bolton tha se pas 5 viteve bota mund të jetë më e sigurt.
“Mendoj se mund ta bëjmë botën më të sigurt, nëse kemi aftësi ushtarake më të forta për ndalur armiqtë tanë. Ne kemi ndërtuar këto kapacitete jo për luftë, por për të bindur kundërshtarët tanë se do të bëni një gabim të madh nëse do përpiqeshin të na sulmonin. Mendoj se këtë mund ta arrijmë nuk jemi në vendin e duhur, por mund ta bëjmë botën më të sigurt”. (A2 Televizion)