“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po ndihmojmë me ndihma, të tjerët po i vjedhin

Nga A2 CNN
28 Qershor 2025, 11:17 | Bota

“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, lidhur me konfliktin Izrael-Palestinë, përsëriti se marrëveshja është afër, por shprehu shqetësim për çfarë po ndodh me ndihmat atje.

“Mendoj se është afër marrëveshja për armëpushim në Gaza. Sapo fola me disa nga njerëzit e përfshirë dhe ajo që po ndodh është e tmerrshme. Ne mendojmë se brenda javës së ardhshme do të arrijmë një armëpushim dhe po furnizojmë, siç e dini, me shumë para dhe ushqim në atë zonë, sepse duhet dhe e kam seriozisht kur them duhet. Në teori, ne nuk jemi të përfshirë në të, por në fakt jemi të përfshirë, sepse njerëzit po vdesin. Dhe unë shoh ato turma njerëzish që nuk kanë ushqim, nuk kanë asgjë”, tha Trump, shkruan A2.

“Ne jemi ata që po çojmë ndihma atje, por ata që supozohet të kujdesen për njerëzit përfundojnë duke vjedhur ushqimin dhe duke e shitur atë. Ju i shihni radhët e njerëzve që marrin vetëm një vakt dhe është shumë keq që vendet e tjera nuk po ndihmojnë. Askush nuk po ndihmon, ne po e bëjmë këtë sepse duhet ta bëjmë këtë në baza humanitare”, shtoi Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos