Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është tallur me shtetin e drejtuar nga Vladimir Putin.
“Rusët po pësojnë humbje marramendëse ditë pas dite: 35 mijë të vdekur në dhjetor dhe 30 mijë në janar. Në vend që t'i perceptojmë rusët si një ari të fuqishëm, duhet të kuptojmë se ata po lëvizin nëpër Ukrainë me shpejtësinë e një kërmilli kopshti. Nuk duhet të biem në kurthin e propagandës ruse”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, duke folur në një konferencë për shtyp gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Ndërkohë, një raund i ri negociatash midis Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës do të mbahet më 17 dhe 18 shkurt në Gjenevë, shkruan A2.
Njoftimi erdhi nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga RIA Novosti. Delegacioni rus do të udhëhiqet nga këshilltari presidencial Vladimir Medinsky. (A2 Televizion)