
Ish-kryeministri i Norvegjisë, Thorbjørn Jagland, është akuzuar për “korrupsion të rëndë” lidhur me marrëdhëniet e tij me financierin amerikan të dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein.
Akuza u ngrit pasi Këshilli i Evropës i hoqi imunitetin diplomatik që Jagland gëzonte për shkak të rolit të tij të mëparshëm, shkruan A2.
Avokati i tij thotë se Jagland mohon përgjegjësinë penale dhe është i gatshëm të bashkëpunojë.
Autoritetet norvegjeze kanë kontrolluar tre prona të Jaglandit dhe pritet që ai të merret në pyetje, ndërsa dosjet e publikuara në SHBA sugjerojnë se Epstein i kishte mbuluar shpenzimet e udhëtimeve për të dhe familjen e tij drejt pronave në Paris, Nju Jork dhe Palm Beach.
Madje, në një prej emaileve të shkëmbyera, përmend “vajzat e mrekullueshme” shqiptare, pas një vizite që kishte zhvilluar në Tiranë.
Bëhet fjalë për një email të datës 25 maj 2012, të dërguar nga Thorbjørn Jagland, në atë kohë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, drejtuar Epstein. (A2 Televizion)