Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bullgarinë. Sofja: Nuk jemi në luftë

Nga Rosalba Bejdo
1 Prill 2026, 22:56 | Bota

Autoritetet Iraniane kanë paralajmëruar Bullgarinë anëtare të NATO-s të mos lejojë SHBA të përdorë aeroportet e saj, për avionët që marrin pjesë në operacionin ushtarak kundër Iranit.

Këtë e tha ministria e Jashtme në Sofje, të mërkurën.

Më herët gjatë ditës, Stanislav Balabanov, nga partia “Ka njerëz të tillë” tregoi një shënim të 18 marsit ku qeveria iraniane protestonte kundër furnizimit me karburant të avionëve ushtarakë amerikanë në aeroportin “Vasil Levski” të Bullgarisë, shkruan A2.

Në njoftim, Irani pretendonte se kishte të drejtën të merrte masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat kombëtare në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Më vonë gjatë së mërkurës, në një deklaratë për gazetarët, zv/ministri i Jashtëm, Marin Raikov, konfirmoi paralajmërimin e Teheranit dhe tha se Bullgaria nuk ishte në luftë me Iranin.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos