Bisedime sekrete dhe kërcënime, lideri i Katarit takohet me Trump, luftanija amerikane drejt Lindjes së Mesme

Nga Xhevahir Qardaku
9 Nëntor 2026, 18:05 | Bota

Sinjale të ndryshme dalin nga Lindja e Mesme. Teksa Amerika dhe Irani shkëmbejnë akuza dhe kërcënime të forta, mediat ndërkombëtare raportojnë për një diplomaci që po funksionon në mënyrë të ‘fshehtë’.

Por, të dyja palët kanë disa kërkesa kyçe që në letër janë të papranueshme për njëra-tjetrën. Presidenti Donald Trump do të eliminojë programin bërthamor të Iranit, me këtë të fundit që e sheh si çështje të sovranitetit kombëtar. Mosmarrëveshje ka edhe për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, jetike për 20% të energjisë globale.

“Propozimi i Iranit, i cili është bërë i njohur si plani dy-ditor i Iranit, është në vetvete një demonstrim i vullnetit të mirë nga ne. A mund ta kishim thënë më arsyeshëm se kaq? Nëse Shtetet e Bashkuara zbatojnë kërkesat e Iranit, zhvillime pozitive do të shihen në të gjithë rajonin brenda dy ditësh dhe siguria në Ngushticën e Hormuzit do të rivendoset. A mund të gjejë ose të propozojë pala tjetër një plan më të arsyeshëm se ky?”

Lidhur me këto negociata, Kryeministri i Katarit ndodhet në Uashington DC për t'u takuar me Presidentin e Trump dhe Zëvendëspresidentin JD Vance, ndërsa Lindja e Mesme është në ankth për shkak të frikës së rifillimit të afërt të luftës. Pikërisht këto erëra të trazuara, po dërgojnë në Lindjen e Mesme, Aeroplanmbajtësen amerikane Roosevelt.

Njësia e Marinës është e aftë të kryejë operacione amfibe. Ajo përfshin më shumë se 2200 marinarë me aftësi të theksuara në elementë luftimi tokësorë, ajrorë dhe logjistikë. Pavarësisht frikës që kjo lëvizje përcjell, presidenti Trump ka thënë për CNN se nuk po rimendon një rifillim të luftës kundër Iranit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos