
Delegacioni iranian ka nisur zyrtarisht bisedimet në Islamabad, duke zhvilluar takimet e para në kuadër të negociatave me Shtetet e Bashkuara, të ndërmjetësuara nga Pakistani.
Sipas agjencisë ISNA, përfaqësuesit e Teheranit pritet të takohen me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif, i cili po luan një rol kyç në ndërmjetësimin e këtij procesi.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili paralajmëroi se Ngushtica e Hormuzit do të hapet “shumë shpejt”, me ose pa bashkëpunimin e Iranit. Ai gjithashtu theksoi se Uashingtoni është i vendosur të garantojë lirinë e lundrimit në këtë korridor strategjik dhe nuk përjashtoi masa të forta në rast dështimi të negociatave.
Nga ana tjetër, Teherani ka hyrë në këto bisedime me kushte të qarta. Autoritetet iraniane kanë kërkuar zhbllokimin e aseteve të ngrira jashtë vendit, si dhe ndalimin e sulmeve të Izraeli në Liban, si parakushte për avancimin e procesit diplomatik. (A2 Televizion)