Bisedimet me Iranin, Vance mbërrin në Islamabad

Nga A2 CNN
11 Prill 2026, 08:39 | Bota

Bisedimet me Iranin, Vance mbërrin në Islamabad

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka mbërritur në Islamabad, ku pritet të marrë pjesë në bisedimet e rëndësishme me delegacionin iranian për uljen e tensioneve.

Sipas raportimeve të BBC, Vance u prit në aeroport nga Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, dhe shefi i ushtrisë, Asim Munir, menjëherë pas mbërritjes me avionin Air Force Two.

Ai udhëton i shoqëruar nga një delegacion i lartë amerikan, ku përfshihen edhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Ndërkohë Teherani ka vendosur dy kushte ndaj SHBA-ve: Izraeli të ndalë sulmet në Liban dhe zhbllokimin e aseteve para fillimit të bisedimeve.

Nga ana tjetër Trump paralajmëroi se nëse negociatat dështojnë, do ta sulmojnë fuqishëm Iranin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos