Çfarë ndodh pas kthimit në Tokë? Hapat që ndjekin astronautët e “Artemis II”

Nga A2 CNN
11 Prill 2026, 08:26 | Bota

Çfarë ndodh pas kthimit në Tokë? Hapat që ndjekin

Astronautët e misionit “Artemis II” janë rikthyer shëndoshë e mirë në Tokë pas një udhëtimi historik rreth Hënës, duke përfunduar një nga misionet më të rëndësishme hapësinore të dekadave të fundit.

Pas rihyrjes në atmosferë me një shpejtësi rreth 40 mijë km/orë dhe uljes në brigjet e Kalifornisë, ekuipazhi pritet të ndjekë një sërë procedurash të menjëhershme mjekësore dhe rikuperimi.

Sipas BBC, menjëherë pas uljes, astronautët kontrollohen nga mjekët në anijen ushtarake që merr në dorë kapsulën, përpara se të transportohen me helikopter dhe më pas me avion drejt Qendrës Hapësinore Johnson në Hjuston.

Ekspertët theksojnë se qëndrimi në hapësirë, edhe për një periudhë relativisht të shkurtër, ka ndikim fizik në trupin e njeriut. Mungesa e gravitetit shkakton dobësim të masës muskulore dhe kockore, veçanërisht në zonat që mbajnë qëndrimin e trupit si shpina dhe këmbët.

Megjithatë, në rastin e ekuipazhit të “Artemis II”, ndikimet pritet të jenë të kufizuara, pasi misioni ka zgjatur vetëm disa ditë, ndryshe nga qëndrimet shumë mujore në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos