Kremlini refuzoi të komentonte lidhur me dronët që hynë në hapësirën ajrore të Polonisë, duke thënë se kjo ishte çështje e Ministrisë së Mbrojtjes.
“Në këtë rast nuk do të donim të komentonim mbi këtë ngjarje në asnjë mënyrë. Kjo nuk është përgjegjësi e jona. I takon Ministrisë së Mbrojtjes”, pohoi zëdhënësi Dmitry Peskov pasi u pyet lidhur me incidentin.
Ai shtoi më tej se lidershipi i BE dhe NATO-s akuzon Rusinë për provokime në bazë ditore, pa paraqitur argumente.
Ndërkohë aleatja e Rusisë, Bjellorusia njoftoi se kishte rrëzuar disa dronë të cilët kishin humbur drejtimin për shkak të një bllokimi elektronik gjatë shkëmbimit të sulmeve mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe se Minsku kishte informuar Poloninë dhe Lituaninë për afrimin e dronëve.
Deklarata e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Bjellorusisë, Gjeneralit Pavel Muraveiko, nuk tha e specifikoi se të kujt ishin dronët të cilëve u referohej. (A2 Televizion)