Boko Haram vret 60 persona në një fshat nigerian

Nga A2 CNN
7 Shtator 2025, 12:19 | Bota

Boko Haram vret 60 persona në një fshat nigerian

Grupi xhihadist Boko Haram ka vrarë më shumë se 60 persona në një sulm gjatë natës në shtetin Borno në verilindje të Nigerisë.

Një ditë më parë, militantët sulmuan fshatin Darul Jamal, ku ndodhej një bazë ushtarake në kufirin Nigeri-Kamerun, duke vrarë të paktën pesë ushtarë.

Forcat Ajrore Nigeriane thanë se vranë 30 militantë në sulme pasi morën raportime për bastisjen në fshat, ku banorët ishin kthyer së fundmi pas viteve të zhvendosjes.

Sulmi vjen në mes të një ringjalljeje të aktivitetit xhihadist në verilindje të Nigerisë, me luftimet e Boko Haram dhe rivalët, dega e grupit Shteti Islamik në Afrikën Perëndimore, që po shtojnë sulmet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos