Dy shpërthime të fuqishme janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrethinat e Romës, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.
Sipas raportimeve paraprake të policisë, dy sasi lënde eksplozive ishin vendosur në makinën e gazetarit Sigfrido Ranucci, prezantues i emisionit Report dhe të vajzës së tij, teksa mjetet ishin të parkuara para shtëpisë së tyre në Campo Ascolano.
Ishte vetë gazetari ai që konfirmoi lajmin duke shkruar se dy shpërthimet shkaktuan panic në të gjithë lagjen.
Karabinierët, oficerët e DIGOS dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje dhe konfirmuan se nëse në momentin e shpërthimit do të kishte njerëz në makina, pasojat do të ishin tepër të rënda.
Zyra e prokurorit ka filluar hetimet dhe po mbledh prova për të identifikuar autorët e këtij krimi të rëndë.
Sigfrido Ranucci, është prezantuesi dhe prej disa kohësh autori i emisionit “Report” në televizionin italian RAI3 është i njohur së fundmi edhe në Shqipëri nga një reportazh për vendin tonë.
Në reportazhin për Shqipërinë ai ka trajtuar marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për pritjen e refugjatëve. (A2 Televizion)