Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, në Budapest për të vijuar bisedimet mbi fundin e luftës në Ukrainë.
Është vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë që e jep një njoftim të tillë pas një bisede telefonike prej dy orësh me shefin e Kremlinit, shkruan A2.
“Telefonata ishte shumë produktive dhe u shënuan përparime të mëdha”, pohoi Trump në rrjetet sociale.
Presidenti amerikan shtoi më tej se bisedime të këshilltarëve të nivelit të lartë do të mbaheshin që javën e ardhshme, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio. “Une dhe Putini do të takohemi më vonë në një lokacion të përcaktuar në Budapest të Hungarisë, për të vlerësuar nëse mund t’i japim fund kësaj lufte të palavdishme”, vijoi Trump.
Ai theksoi se kishte marë përgëzimet e Presidentit rus për marrëveshjen e madhe të paqes në Lindjen e Mesme.
“Më tha se ishte diçka të cilën ai e ka ëndërruar për shekuj”, ishin fjalët e Trump.
Ndërkohë, Kremlini deklaroi se gjatë bisedës, Putin ia kishte bërë të qartë Presidentit amerikan se dërgimi i raketave Tomahaëk në Ukrainë do të dëmtonte marrëdhënien mes dy vendeve dhe perspektivën e paqes. (A2 Televizion)