Trump nuk i kursen ish-miqtë, John Bolton pritet të thirret për gjykim nga Departamenti i Drejtësisë

Nga A2 CNN
16 Tetor 2025, 19:51 | Bota

Trump nuk i kursen ish-miqtë, John Bolton pritet të thirret për

Departamenti i Drejtësisë në SHBA pritet t'i kërkojë një jurie të madhe të ngrejë padi kundër John Bolton, ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit Donald Trump.

Sipas një personi që ka dijeni mbi çështjen Bolton do të thirret për gjykim. Këto raportime vijnë dy muaj pasi agjentët e FBI-së gjetën dokumente të shënuara "konfidenciale" në zyrën e tij në Uashington.

Sipas të dhënave të gjykatës, dokumentet i referoheshin armëve të shkatërrimit në masë. Nëse juria e madhe miraton aktakuzën ndaj Boltonit, kjo do të jetë hera e tretë në javët e fundit që një kritik i presidentit amerikan akuzohet penalisht.

Një avokat i Bolton më parë ka mohuar se klienti i tij ka bërë ndonjë gjë të gabuar.

Bolton ishte për një kohë të shkurtër këshilltar i Sigurisë Kombëtare në administratën e parë të Donald Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos