Bashkëpunimi mes Rusisë dhe Koresë së Veriut, ka vijuar edhe në fillim të këtij viit. Pheniani duket se ka dërguar të paktën 3 mijë ushtarë të tjerë në Rusi. Këtë fakt e ka konfirmuar ushtria e Koresë së Jugut, duke demonstruar mbështetjen e vazhdueshme të Phenianit për luftën e Moskës kundër Ukrainës, ndërsa liderët botërorë bëjnë thirrje për t'i dhënë fund konfliktit trevjeçar.
Përforcimet, të dërguara në janar dhe shkurt, i shtohen rreth 11,000 trupave që Koreja e Veriut ka dërguar në Rusi deri më tani, tha Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut. Rreth 4,000 prej tyre janë vrarë ose plagosur në luftime, sipas Seulit. Pheniani ka dërguar gjithashtu një "sasi të konsiderueshme" raketash balistike me rreze të shkurtër dhe rreth 220 copë toka vetëlëvizëse 170 milimetrash dhe raketahedhës të shumëfishtë 240 milimetrash, tha Koreja e Jugut. Ai tha se kontributet e Veriut “pritet të rriten sipas situatës”.
Lajmet për mbështetjen e vazhdueshme të Koresë së Veriut për inkursionin e Rusisë vijnë ndërsa liderët evropianë dhe aleatët do të takohen të enjten në Paris për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën dhe stabilitetin afatgjatë në rajon, mes përpjekjeve të lëkundshme të Shtëpisë së Bardhë për të ndërmjetësuar një armëpushim.
Sakaq, forcat ruse filluan një sulm masiv me dron në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, duke plagosur nëntë persona dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Shërbimet e urgjencës, thanë se sulmet shkaktuan katër zjarre në qendër të qytetit dhe postuan fotografi të zjarrfikësve që luftojnë me flakët së bashku me grumbujt e rrënojave.
Kryebashkiaku Ihor Terekhov tha se kishte pasur të paktën 12 sulme me dronë në qytet, një objektiv i shpeshtë i ushtrisë ruse, i vendosur rreth 30 km (18 milje) nga kufiri.
"Kishte shumë ndërtesa banimi të dëmtuara... një stacion bojleri u shkatërrua plotësisht. Ishte kryesori për këtë mikro-distrikt dhe të gjithë banorët tani kanë mbetur pa ngrohje," tha Terekhov.
Kharkiv i rezistoi kapjes në javët e para të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022, por është goditur vazhdimisht nga dronë dhe raketa dhe forcat ruse n ndryshuan fokusin e fushatës së tyre në lindje të Ukrainës. (A2 Televizion)