Britania e Madhe “josh” Kinën, ndërtohet ambasada më e madhe në Europë, frikë për spiunazh

Nga Rosalba Bejdo
20 Janar 2026, 14:52 | Bota

Qeveria britanike i dha dritën jeshile Kinës të ndërtojë në Londër ambasadën më të madhe në Europë, me shpresën e përmirësimit të marrëdhënieve me Pekinin.

Vendimi merret pavarësisht paralajmërimeve nga politikanë britanikë dhe amerikane se godina mund të përdoret si bazë spiunazhi. Planet e Kinës për të  ndërtuar  ambasadën në vendin e Royal Mint Court, një kompleks dy shekullor pranë Kullës së Londrës, janë bllokuar për tre vjet për shkak të kundërshtimeve nga banorët, ligjvënësit dhe aktivistët pro-demokracisë nga Hong Kongu në Britani. Vendimi u shpall përpara një vizite të pritshme në Kinë nga kryeministri Keir Starmer këtë muaj, e para nga një lider britanik që nga viti 2018.

Disa zyrtarë britanikë dhe kinezë thanë se udhëtimi varej nga miratimi i ambasadës. Ambasada e re do të ishte një nga përfaqësitë diplomatike më të mëdha në botë, me një sipërfaqe prej rreth 55,000 metrash katrorë. Disa politikanë e shohin si të rrezikshme vendosjen e Kinës pranë lagies historik financiar të Londrës, çka sipas tyre do ti lejojë të përgjojë kabllot me fibra optike që përdoren nga firmat financiare dhe që udhëtojnë nën zonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos