Cikloni dhe përmbytjet u marrin jetën 46 personave në Indonezi

Nga Xhevahir Qardaku
27 Nëntor 2025, 18:58 | Bota

Cikloni dhe përmbytjet u marrin jetën 46 personave në Indonezi

Një ciklon tropikal shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje toke në Sumatra të Indonezisë, duke vrarë të paktën 46 persona dhe duke zhvendosur mijëra të tjerë.

Këtë e raportuan autoritetet e shtetit aziatik, shkruan A2.

Ndërprerjet e energjisë elektrike, urat e shembura dhe shtëpitë e dëmtuara kanë penguar përpjekjet e shpëtimit për të arritur te banorët e bllokuar në fshatrat e largëta në rajonet e prekura, konfirmuan autoritetet.

Përmbytjet e mëdha pas një jave me shira të rrëmbyeshëm kanë vrarë të paktën 33 persona në Tajlandë dhe dy në Malajzinë fqinje.

Dhjetëra mijëra persona janë strehuar në qendrat e evakuimit, disa prej të cilëve u izoluan për ditë të tëra nga ujërat deri në 2 metra të larta.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos