
Rusia ka përsëritur qëndrimin e saj se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të ishte i papranueshëm për Moskën, mes diskutimeve mbi planin e paqes të ndërmjetësuar nga SHBA-të.
Sipas mediave të huaja, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se përpjekjet e NATO-s për të përfshirë Ukrainën në strukturën e saj përbëjnë një kërcënim.
Zëvendësministri i Jashtëm i vendit tha gjithashtu se prania e koalicionit të të vullnetshëmve në Ukrainë është "absolutisht jashtë diskutimit", shkruan A2 CNN.
E udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, koalicioni i të vullnetshmëve kishte pasur sugjerime se iniciativa mund të shihte trupa nga një numër vendesh evropiane dhe të NATO-s të vendosura në Ukrainë si paqeruajtës në mënyrë që të pengonte Vladimir Putinin të riarmatosej dhe të sulmonte përsëri në të ardhmen. (A2 Televizion)
