Cila ishte lëvizja e fundit e Putinit para bisedës telefonike me Trump

Nga A2 CNN
18 Mars 2025, 18:25 | Bota

Cila ishte lëvizja e fundit e Putinit para bisedës telefonike me Trump

Para bisedës telefonike të zhvilluar mes Vladimir Putin dhe Donald Trump, mediat e huaja kanë raportuar se presidenti rus u është drejtuar sot udhëheqësve të biznesit në Moskë.

Putin akuzoi aleatët e Ukrainës se duan të "dobësojnë" Rusinë, duke shtuar se "konkurrentët tanë gjithmonë do të duan të na dobësojnë dhe të na mbajnë nën kontroll".

Ai gjithashtu tha se Raportet thonë se sanksionet perëndimore kundër Rusisë përfundimisht mund të lehtësohen nëse garantohet siguria e Ukrainës, shkruan A2 CNN.

"Edhe nëse njëra palë do të bëjë një gjest dhe do të ofrojë, të heqë ose lehtësojë diçka, një metodë tjetër për të shkaktuar probleme për ne do të gjendet menjëherë", tha ai më tej, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se Shtëpia e Bardhë konfirmoi bisedën telefonike mes dy presidentëve, por nuk dha më tepër detaje mbi atë se çfarë u diskutua. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos