
Cristiano Ronaldo, kapiteni i klubit të futbollit saudit Al-Nassr, do të jetë sot në Shtëpinë e Bardhë, për vizitën e princit të kurorës saudite, konfirmon një zyrtar.
Sipas mediave të huaja, zyrtari në fjalë nuk tha nëse ai është pjesë e delegacionit të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite.
Ronaldo është një nga lojtarët më të famshëm të futbollit në botë dhe është bërë fytyra e Saudi Pro League, e cila është liga më e lartë e futbollit në Arabinë Saudite.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Cristiano Ronaldo deklaroi se është më i famshëm në të gjithë botën, edhe se Presidenti amerikan Donald Trump. (A2 Televizion)
