Danimarka “thellësisht e mërzitur”, Trump cakton të dërguar special për Groenlandën

Nga Xhevahir Qardaku
22 Dhjetor 2025, 15:55 | Bota

Ministri i Jashtëm i Danimarkës tha të hënën se ishte “thellësisht i mërzitur” nga emërimi i një të dërguari të posaçëm në Groenlandë nga Presidenti amerikan, Donald Trump. Ky i fundit deklaroi se dëshironte që ishulli të bëhej pjesë e Shteteve të Bashkuara.

“Jam thellësisht i mërzitur nga ky emërim i një të dërguari të posaçëm. Dhe jam veçanërisht i mërzitur nga deklaratat e Trump, të cilat i konsiderojmë krejtësisht të papranueshme”, tha Lars Løkke Rasmussen për transmetuesin kombëtar danez TV 2, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Rasmussen tha se do të thërriste ambasadorin e SHBA-së në Danimarkë në përgjigje të veprimit të administratës Trump. Të dielën, Trump njoftoi emërimin e Jeff Landry, Guvernatorit të Luizianës, si të dërguar special në Groenlandë.

“Jeff e kupton se sa thelbësore është Groenlanda për Sigurinë tonë Kombëtare dhe do të përparojë fuqishëm Interesat e Vendit tonë për Sigurinë, Mbijetesën dhe Sigurinë e Aleatëve tanë, dhe në fakt, të Botës”, postoi Trump në Truth Social. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos