
Fotografia e presidentit amerikan Donald Trump, e përfshirë në dosjet e Jeffrey Epstein, është rikthyer sërish publike në faqen e Departamentit Amerikan të Drejtësisë.
Imazhi ishte hequr përkohësisht pas shqetësimeve të ngritura nga viktimat, por pas një rishikimi u konstatua se nuk përmbante prova që i cenonin ata.
Zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Todd Blanche, mohoi kategorikisht se heqja kishte lidhje me Trumpin, duke e quajtur këtë pretendim “qesharak”.
Sipas Departamentit të Drejtësisë, masa u ndërmor vetëm për të respektuar urdhrat gjyqësorë lidhur me mbrojtjen e viktimave. Ndërkohë, mungesa e disa dosjeve të tjera nga arkiva zyrtare ka nxitur kritika të forta nga demokratët, të cilët kërkojnë transparencë të plotë. (A2 Televizion)