Ligjvënësit demokratë në Shtetet e Bashkuara kanë reaguar ashpër në lidhje me atë që prodhoi takimi mes presidentit Trump me homologun e tij rus, Vladimir Putin në Alaskë.
“Ne u lutëm për paqe, por në vend të kësaj morëm lëvdata për Putinin”, shkruan Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në X.
Pelosi shton se Putini “duhet të kthejë menjëherë dhjetëra mijëra fëmijë që rrëmbeu nga Ukraina dhe të ndalojë përdhunimin e grave si armë lufte”.
Udhëheqësi demokrat në Senat, Chuck Schumer, deklaroi se Trump i kishte shtruar tapetin e kuq një "banditi autoritar".
“Në vend që të qëndronte përkrah Ukrainës dhe aleatëve tanë, Trump qëndroi krah për krah me një autokrat që ka terrorizuar popullin ukrainas dhe globin për vite me radhë”, thotë ai.
Chris Van Hollen , një senator nga Merilend, thotë se Trump u “vu në lojë” nga presidenti rus.
“Putini pati një takim në tokën amerikane, Trump u lajkatua nga Putini. Përparësi për Putinin. Turp”, shkruan ai në një postim në X. (A2 Televizion)