Zbardhet propozimi i Putin që fronti i luftës mos hyjë më thellë në Ukrainë

Nga A2 CNN
16 Gusht 2025, 18:06 | Bota

Zbardhet propozimi i Putin që fronti i luftës mos hyjë më

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka bërë një propozim homologut të tij amerikan, Donald Trump, gjatë takimit në Alaskë, që përfshin dorëzimin e kontrollin të plotë të rajonit lindor të Donetskut nga Ukraina, i cili është 70% i pushtuar nga Rusia.

Sipas shumë gazetave, Putini në këmbim do të pranonte që vijat e frontit të ndalon dhe të mos përparonin më tej brenda territorit ukrainas.

Ndërkohë që kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump thuhet se ia tha Volodymyr Zelenskyt ofertën në një telefonatë pas samitit të Alaskës.

Sado e pakëndshme që është për Kievin, çështja e territorit është një pikë thelbësore negociuese në këto përpjekje paqeje.

Është e vështirë të imagjinohet që Zelensky të dorëzojë qytete të mëdha si Kramatorsk, Kostyantynivka dhe Sloviansk, pasi i ka mbrojtur me sukses për kaq shumë kohë. Kjo do të kërkonte gjithashtu miratimin e parlamentit të Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos