Digjet fabrika që bënte helmeta dhe antiplumb për ushtrinë ruse

Nga A2 CNN
15 Maj 2024, 09:51 | Bota

Digjet fabrika që bënte helmeta dhe antiplumb për ushtrinë

Një fabrikë kimike që përdorej gjerësisht dhe nga ushtria ruse është përfshirë nga flakët, mëngjesin e së mërkurës, në qytetin Novocheboksarsk.

Sipas raportimeve, fabrika “Khimprom” përdorej për prodhimin e helmetave dhe jelekëve antiplumb për trupa ruse, teksa shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.

Aktualisht, mësohet se nuk ka të lënduar dhe nuk ka rrezik për çlirim të lëndëve të dëmshme.

Autoritetet ruse kanë nisur tashmë hetimet rreth incidentit dhe së shpejti do të dalin me rezultatet e para. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos