Gati 4000 njerëzve u është dashur të braktisin shtëpitë e tyre në disa qytete në Argjentinë dhe Uruguai, për shkak të përmbytjeve nga moti i keq, ditët e fundit.
Sipas buletinit meteorologjik nga Sistemi Kombëtar i Emergjencave Uruguaian, në të gjithë vendin, 3352 banorë, në të paktën 9 departamente, janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Rajoni më i prekur është ai i Paysandu, në kufi me Argjentinën, ku janë zhvendosur 1569 persona.
Ndërkohë në Argjentinë, dalja nga shtrati e lumit Uruguai shkaktoi evakuimin e të paktën 568 personave në qytetin e Concordia, ku bashkia u kërkoi banorëve të shmangnin zonat e goditura nga përmbytjet për arsye sigurie.
Moti i keq prej javësh ka goditur dhe Brazilin, ku përmbytjet në jug të vendit kanë shkaktuar mbi 150 viktima, dhjetëra të zhdukur dhe dëme të mëdha materiale.
(A2 Televizion)