Digjet hosteli në Rusi, të paktën 8 viktima

Nga A2 CNN
23 Maj 2024, 20:01 | Bota

Digjet hosteli në Rusi, të paktën 8 viktima

Të paktën 8 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një zjarri që përfshiu një hostel në rrethinat e Moskës në Rusi.

Sipas të dhënave paraprake nga shërbimet e emergjencës, zjarri ra në orët e para të mëngjesit dhe persona që ndodheshin në të ishin në gjumë.

Ndërtesa ishte marrë me qira nga një person dhe përdorej për strehimin e emigrantëve të huaj apo punëtorëve.

Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe mundën ta vendosin zjarrin në kontroll vetëm pas disa orësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos