Digjet shkolla e muzikës në Greqi

Nga A2 CNN
1 Shtator 2025, 11:20 | Bota

Digjet shkolla e muzikës në Greqi

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një shkollë në Greqi, duke shkaktuar alarm tek autoritetet.

Mësohet se zjarri ka rënë në pjesën e çatisë së Shkollës së Mesme Pallini dhe flakët u përhapën me shpejtësi duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Paraprakisht mendohet se zjarri ka nisur për shkak të punimeve që po kryen në ndërtesë, ndërkohë që nuk raportohen të lënduar.

Për shuarjen e zjarrit u mobilizuan 30 zjarrfikës me 12 automjete dhe një kamion me shkallë speciale, të cilët arritën të vendosin flakët në kontroll.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos