Huthit bastisin qendrën e OKB në Sanaa, 11 të arrestuar

Nga A2 CNN
1 Shtator 2025, 09:02 | Bota

Huthit bastisin qendrën e OKB në Sanaa, 11 të arrestuar

OKB-ja njoftoi arrestimin e të paktën 11 anëtarëve të stafit të saj nga rebelët Huthi në kryeqytetin Sana'a dhe Hodeida, qytete të kontrolluara nga kryengritësit pro-iranianë.

"Të paktën 11 anëtarë të stafit të OKB-së janë arrestuar", tha në një deklaratë i dërguari i OKB-së për Jemenin, Hans Grundberg.

OKB-ja, shtoi ai, "dënon valën e re të arrestimeve arbitrare të anëtarëve të stafit të OKB-së të kryera sot në Sana'a dhe Hodeida nga Ansar Allah (emri zyrtar i Huthëve), si dhe bastisjen në ambientet e OKB-së dhe sekuestrimin e pronës së OKB-së". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos