Koreja e Veriut ka pezulluar hyrjen e vizitorëve të huaj në vendpushimin e saj të ri të plazhit në Wonsan-Kalma, vetëm disa javë pasi e hapi vendin për turistët vendas dhe një grup të vogël rusësh, njoftoi të mërkurën faqja shtetërore e turizmit DPR Korea Tour.
Kompleksi bregdetar lindor, për të cilin Pheniani pretendon se mund të akomodojë deri në 20,000 tursitw, ishte promovuar nga udhëheqësi Kim Jong-un si "një nga sukseset më të mëdha të këtij viti".
Megjithatë, vendi tani “nuk po pret përkohësisht turistë të huaj”, thuhet në deklaratë, pa dhënë një arsye ose pa treguar se kur mund të hiqet ndalimi.
Njoftimi vjen pas vizitës së fundit të Ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov në kompleks për bisedime me Kim dhe Ministren e Jashtme Choe Son-hui.
Megjithatë, analistët sugjerojnë se Pheniani mund ta ketë vendosur pezullimin pasi artikulli i një gazetari rus nënkuptonte se koreano-veriorët vendas në vend, dukeshin të organizuar nga autoritetet dhe jo nga pushues të vërtetë.
Edhe pse vendpushimi ka qenë i mbushur me vizitorë vendas, nuk ka pasur ende konfirmim se kur do të rifillojë turizmi ndërkombëtar. Turet në grup nga Kina, të cilat përbënin mbi 90% të vizitorëve para pandemisë COVID-19, ende nuk kanë rifilluar.
Kim më parë e ka cilësuar vendpushimin Wonsan-Kalma si "hapin e parë krenar" në ringjalljen e sektorit të turizmit të vendit. (A2 Televizion)