Vritet paqeruajtësi francez i OKB-së, 3 të tjerë plagosen në Liban. Izraeli pranon sulmet pas armëpushimit

Nga A2 CNN
18 Prill 2026, 14:48 | Bota

Vritet paqeruajtësi francez i OKB-së, 3 të tjerë plagosen

Një ushtar francez u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm ndaj paqeruajtësve të OKB-së në Liban, tha presidenti Emmanuel Macron.

Në një postim në në X ai tha se “gjithçka tregon se Hezbollahu është përgjegjës për këtë sulm” dhe u kërkoi autoriteteve libaneze të arrestonin autorët.

Kryeministri i Libanit, Navaf Salam, denoncoi sulmin ndaj anëtarëve të kontingjentit francez të forcës paqeruajtëse të OKB-së UNIFIL dhe urdhëroi një hetim të menjëhershëm.

Ndërkohë Izraeli ka pranuar sulmet pas armëpushimit në Liban. Ushtria izraelite thotë se forcat e saj kanë kryer sulme të shumta, duke përfshirë zjarr artilerie dhe sulme ajrore, në Libanin jugor që kur armëpushimi hyri në fuqi.

Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se kreu sulmet në përgjigje të luftëtarëve që po i afroheshin zonave ku ushtarët izraelitë janë ende të stacionuar në Libanin jugor, duke pretenduar se ata përbëjnë "një kërcënim".

“Veprimet e ndërmarra në vetëmbrojtje dhe për të larguar kërcënimet e menjëhershme nuk kufizohen nga armëpushimi”, tha ushtria.

Siç raportuam më parë, sulmet e artilerisë izraelite sot kanë goditur qytetet jugore libaneze të Beit Leif, Qantara dhe Touline, ndërsa ushtria izraelite ka vazhduar të shkatërrojë shtëpitë në disa zona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos